U ARRESTUA ARTAN MURTAJ; I PËRFSHIRË NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË KAMZALINJVE GËZIM HAJDARAJ (HOXHAJ) DHE ERNEST LAMA | NË KËRKIM POLICOR MBETEN RAMADAN ZOTO (CANAJ); ERJON CANAJ; KLAUS JAÇAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20
- 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Artan Murtaj, me moshë 43 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Gëzim Hajdaraj (Hoxhaj).
2- Z. Ernest Lama.
Në kërkim policor për ngjarjen kriminale të ndodhur më 17.08.2025 mbeten:
1- Z. Ramadan Zoto (Canaj) - i njohur edhe si Dane - me moshë 43 vjeç.
2- Z. Erjon Canaj, me moshë 36 vjeç.
3- Z. Klaus Jaçaj, me moshë 31 vjeç.
Z. Ramadan Zoto (Canaj) konsiderohet si doras në të shtënat me armë zjarri ndaj tyre, duke i lënë të plagosur, të cilët, pasi u mjekuan në Spitalin e Sarandës, u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkaku i konfliktit po hetohet mbështetur mbi të dhëna penale sipas të cilave:
1- Konflikti i armatosur lidhej me pushtimin (zënien) e një sipërfaqe toke.
Të plagosurit (nga Kamza) Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në zotërim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj për të cilën kishin pretendime pronësie.
Njoftim | Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments