LAGJJA NR.14; DURRËS | VASIL RRUFA U ARRESTUA; 2 ARMË ZJARRI + 1 GRANATË + MUNICION LUFTARAK + 1 ARMË E FTOHTË + 1 PALË PRANGA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Lagjja Nr. 14, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vasil Rrufa, me moshë 44 vjeç.
Njoftim | Durrës.
Finalizohet operacioni i koduar “Hidden line”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 granatë, municion luftarak, 1 armë e ftohtë dhe 1 palë pranga.
Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që i posedonte në subjektin e tij (studio tatuazhesh), dyshohet me qëllim trafikimin.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hidden line”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjatë kontrollit në subjektin e këtij shtetasi (studio tatuazhi), në lagjen nr. 4, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga si të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i posedonte armët me qëllim trafikimin. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments