top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA NR. 10; KORÇË | IRAKLI ÇINOKU U GJET I DJEGUR BRENDA NJË AUTOMJETI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 21
1 min read
LAGJJA NR. 10; KORÇË | IRAKLI ÇINOKU U GJET I DJEGUR BRENDA NJË AUTOMJETI.

Lagjja Nr. 10, Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Irakli Çinoku, me moshë 66 vjeç, u gjet i djegur brenda një automjeti.


Njoftim | Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.


Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.


Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Irakli Çinoku

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page