top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “MARK LULA”; SHKODËR | U ARRESTUAN PËRPARIM NDREVATAJ (FSHATI TOROVICË); SEBASTIAN GJOKA (FSHATI MJEDË); ARTAN BILALI (SHKODËR); U NDALUAN GENC ALIAJ; BLENDI CUFAJ; SHTËPI HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 3 min read

Lagjja “Mark Lula”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Përparim Ndrevataj, me moshë 27 vjeç

2- Z. Sebastian Gjoka, me moshë 24 vjeç.

3- Z. Artan Bilali, me moshë 58 vjeç


Ndaluan:

1- Z. Genc Aliaj, me moshë 63 vjeç.

2- Z. Blendi Cufaj, me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Shkodër.


Zbulohet një tjetër  ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numeri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuarër të operacionit Neonët.


Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.


Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.


Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.


Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.


Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.


Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.


Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.


Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

- G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.


Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.


Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.


Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.


Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page