top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË VENDOSI TË MOS PRANOJË ANKIMIN E ARBEN ISUFAJT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 28, 2025
  • 2 min read

Updated: May 29, 2025

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendosi të mos pranojë ankimin e:

1- Z. Arben Isufaj (i njohur rëndom si “Ben Qimja”).


Prej muajit shkurt të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shqiptoi ndaj tij masën e sigurimit vetjak:

1- Arrest në burg”.


Kjo sepse ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje të gjyqtarit”.

2- Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.


Ky vendim nuk u mundësua të ekzekutohej nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Nga arratia (përmes avokatëve të tij) z. Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.


Hetimi penal paraprak ndaj tij nisi pas kallëzimit të një noteri, të cilit, i kishte deklaruar se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapin.


Z. Cjapi dhe z. Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi z. Cjapi ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese gjyqësore familjarët e z. Isufaj.


Gjatë hetimeve penale paraprake të kryera nga ana e prokurorisë u urdhërua kontroll në banesën e tij ku u gjet armë zjarri.


Gjyqtari Cjapi është në mbrojtje nga Policia e Shtetit (bashkë me noterin që kreu kallëzimin penal).


Gjyqtari Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një çështje penale për 3 subjekte, mes të cilëve, dhe për z. Pëllumb Yzeiraj, që dyshohet se kanë vrarë në vitin 1997 z. Julian Isufaj, djali i xhaxhait i z. Arben Isufaj.


Ky i fundit ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e z. Demir Backa.


Por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page