top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ISH-PARKU I AUTOBUSAVE”; TIRANË | EDUARD PELUSHI (SELMANI) U ARRESTUA; FABIAN PITANI MBETI I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “Ish-Parku i Autobusave”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Eduard Pelushi (Selmani), me moshë 53 vjeç.


Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:

1- Z. Fabian Pitani, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Informacion paraprak.


Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek  ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.

 

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page