top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | BAMIR HALILI (AXHAMI) U EKSTRADUA NGA EMIRATET E BASHKUARA ARABE; MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe:

1- Z. Bamir Halili (Axhami), me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Interpol Tirana.


Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.


Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.


Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.) (A.), 30 vjeç, lindur në Kukës, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page