top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “INSTITUTI BUJQËSOR”; TIRANË | BEKIM NIKOLLI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 13 VJET BURG NGA GJYKATA E NAPOLIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Bekim Nikolli

Lagjja “Instituti Bujqësor”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bekim Nikolli, me moshë 48 vjeç.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST", i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.


Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.


Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, "FAST Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit B. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.


Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.


Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.


Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page