top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “BREGU I DIELLIT”; PRISHTINË | U TENTUA TË GRABITEJ NJË AUTOMJET QË TRANSPORTONTE VLERA MONETARE; PATI TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Lagjja “Bregu i Diellit”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Një automjet që transportonte vlera monetare u tentua të grabitej nga subjekte tash për tash të paidentifikuar.


Njoftim | Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.


Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page