top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAGJJA ASTIR”; TIRANË | ANDI METANI U ARRESTUA; VODHI NJË AUTOMJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 1 min read
ree

Lagjja Astir”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Andi Metani.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”.


Vodhi një automjet në Astir, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me automjetin e vjedhur dhe vihet në pranga 28-vjeçari.


Sekuestrohet automjeti i vjedhur.


Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Short time”.


Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page