top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA ALLIAS; TIRANË | ALEKSANDËR MATOJA (BANUES NË SHKODËR) U ARRESTUA; TREGTAR ARMËSH ZJARRI (2 KOBURE); OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BLACK MARKET”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8
  • 1 min read
ree

Lagjja Allias, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Aleksandër Matoja, me moshë 28 vjeç, banues në Shkodër.

Z. Aleksandër Matoja.
Z. Aleksandër Matoja.

 Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”.


Sekuestrohen 2 pistoleta.


Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.


I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.


Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.


Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page