GJYKATA E APELIT NË TIRANË MORI VENDIM MBI MASAT E SIGURIMIT VETJAK TË ANKIMUARA NGA 10 TË AKUZUARIT E PËRFSHIRË NË ÇËSHTJEN E EVAZIONIT FISKAL TË SUBJEKTIT TREGTAR “BANKERS PETROLEUM”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë mori vendim mbi masat e sigurimit vetjak të ankimuara nga 10 të akuzuarit e përfshirë në çështjen e evazionit fiskal të subjektit tregtar “Bankers Petroleum”.
Katër subjekte të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale janë shpallur në kërkim policor.
Masa e sigurimit “arrest në burg” u shqiptua për:
1- Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë tregtare “Bankers Petroleum”, z. Hong Ping Xiao (qytetar kinez).
2- Z. Leonidha Çobo.
Masa e sigurimit vetjak ndryshoi për znj. Diona Goga, nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje” (duke marrë parasysh faktin se është nënë e një fëmije me moshë 2 vjeç).
Masat e sigurimit vetjak për:
1- Znj. Majlinda Thana;
2- Znj. Matilda Ibraliu;
3- Z. Erton Ademaj ndryshuan nga “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim për të dalë jashtë shtetit”.
U la në fuqi vetëm masa “Detyrim paraqitje”.
Masa e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” u shqiptua për:
1- Z. Lianyi Wang.
2- Z. Ardit Kero.
3- Znj/znjsh. Flavia Capo.
4- Z. Kledi Xhani.
Shqyrtimi i ankimimeve u zhvillua dje në një seancë që zgjati 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve.
Përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës të akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk u lejuan brenda gjykatës ditën e martë.
Hetimet penale paraprake për “Bankers Petroleum” po zhvillohen nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.
Prokuroria e Fierit pretendon shkelje penale të lidhura me veprat penale të parashikuara si:
1- “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”.
2- “Fshehje e të ardhurave”.
3- “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
4- “Shpërdorim detyre”.
5- “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.
Shoqëria tregtare “Bankers Petroleum” prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë; ipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj detyrimet tatimore; duke krijuar skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat; duke deklaruar 20 vjet rresht se dilte me humbje finaciare; në total 11.7 miliardë lekë; ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë.
Ajo jo vetëm që ka shmangur detyrimet tatime, por, përfitonte edhe rimbursim TVSH-je.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments