RRUGA “HODO BEG”; LAGJJA “ALI DEMI”; TIRANË | DRITAN AGA MBETI I PLAGOSUR ME ARMË TË FTOHTË (THIKË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Rruga “Hodo Beg”, Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Dritan Aga, mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë).
Në lidhje me rastin po zhvillohen veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, dinamikës dhe autorit/autorëve të ngjarjes kriminale.
Njoftim | Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments