LADY D | 23 VJET NGA VDEKJA E DIANA SPENCER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Princesha e Uellsit vdiq më 31 gusht 1997, në një aksident automobilistik në tunelin Alma, Paris. Kanë kaluar 26 vite nga 31 gushti i vitit 1997, ku humbi jetën Daienë Spensër (Diana Spencer), Leidi Daienë (Lady Diana), në një aksident automobilistik në tunelin Alma në Paris. Edhe sot Zonja D, është një nga figurat simbolike të historisë bashkëkohore, e dashur, por edhe e diskutuar. Ajo ishte vetëm 37 vjeç, kur humbi jetën së bashku me partnerin e saj në atë kohë Dodi Al-Fayed. Është folur shumë për vdekjen e saj, por edhe për jetën e saj, duke filluar nga martesa e tij me Princin e atëhershëm Karl (Charles) – tani mbret – deri te divorci i tij në 1995, lindja e djemve të saj Uilliam (William) dhe Henri (Henry), por, edhe angazhimi i saj social dhe humanitar. Në vitin 1997, imazhet e saj duke kaluar një fushë të minuar në Angola me një helmetë balistike dhe jelek antiplumb bënë xhiron e botës. Që atëherë ajo do të angazhohej gjithmonë në fushata kundër përdorimit të minave. Por Zonja D ishte gjithashtu shumë aktive në luftimin e stigmës kundër njerëzve me HIV dhe AIDS. Edhe sot, 26 vjet pas vdekjes së saj, miti dhe kujtimi i Zonjës D është ende i pranishëm: ajo ishte jo vetëm princesha e Uellsit, por edhe princesha e popullit, siç u përkufizua. Shumë filma kushtuar figurës së saj, por nderi më i njohur mbetet “Candle in the Wind”, një këngë e shkruar nga Sir Elton John në 1973, por e përshtatur pas zhdukjes së Dianës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)























Comments