KËSHILLTARI PRESIDENCIAL RUS PËR POLITIKËN E JASHTME JURI (YURI) USHAKOV: EVROPIANËT NDËRHYJNË KOT NË PLANIN E PAQES (NUK I KEMI NË REFENE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Evropianët po ndërhyjnë në të gjitha këto çështje, gjë që është krejtësisht e panevojshme, sipas mendimit tim”.
Kështu tha këshilltari presidencial rus për politikën e jashtme, Juri (Yuri) Ushakov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në televizionin shtetëror në lidhje me rolin e mundshëm të Evropës në diskutimet mbi planet e paqes për Ukrainën.
Këtë qëndrim të tijin e raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Këshilltari Ushakov gjithashtu i konsideroi të papranueshme rrjedhjet e bisedës së tij telefonike me të dërguarin special të ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff), pas botimit të transkriptit nga agjencia e lajmve “Bloomberg”, dhe shtoi se do ta diskutojë çështjen me të dërguarin e posaçëm amerikan Uitkof (Witkoff) në telefon para mbërritjes së këtij të fundit në Moskë javën e ardhshme për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments