KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së VENDOSI TË TËRHEQË MISIONIN UNIFIL NË VITIN 2027 | MANDATI I RINOVUAR VETËM PËR VITIN 2026; KOMPROMIS ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar zgjatjen e misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL) deri në fund të vitit 2026, kur do të fillojë një tërheqje e sigurt dhe e rregullt njëvjeçare.
Pesëmbëdhjetë vendet miratuan projektrezolutën franceze unanimisht, pasi u arrit një kompromis me Shtetet e Bashkuara.
Versioni i fundit i tekstit i bën thirrje UNIFIL-it të ndërpresë operacionet e tij më 31 dhjetor 2026 dhe të fillojë tërheqjen e rregullt dhe të sigurt të personelit të tij nga ajo datë brenda një viti, në konsultim të ngushtë me qeverinë libaneze.
Qëllimi është të bëhet qeveria libaneze garantuesja e vetme e sigurisë në Libanin jugor.
Shtetet e Bashkuara, aleate e Izraelit, kishin vënë në dyshim vazhdimisht efektivitetin e operacioneve të UNIFIL-it, të cilat, përfshijnë gjithashtu mbi një mijë italianë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments