top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN: 25 ARRESTIME PËR SULMIN NË AUTOKOLONËN E UNIFIL-it KU MBETI I PLAGOSUR GJENERALMAJORI NEPALEZ CHOK BAHADUR DHAKAL | LAJMIN E KA BËRË TË DITUR MINISTRI I BRENDSHËM AHMAD AL-HAJJAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 15
  • 1 min read
ree

Bejrut, Liban | Në Liban, më shumë se 25 veta janë arrestuar në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj një kolone të misionit të OKB-së (UNIFIL) nga protestuesit pro-Hezbollahut pranë aeroportit të Bejrutit.

 

Njoftimi u bë nga ministri i Brendshëm i qeverisë së re Salam, Ahmad al-Hajjar.

 

Më shumë se 25 veta u arrestuan nga inteligjenca e ushtrisë libaneze”, ndërsa një person tjetër u arrestua nga shërbimet e sigurisë, tha ministri al-Hajjar.

 

Kjo nuk do të thotë se janë domosdoshmërisht personat e arrestuar që kryen sulmin, por hetimi do të zbulojë se kush është përgjegjës”, shtoi ministri libanez.

 

Në sulmin e djeshëm u plagos një gjeneral nepalez i UNIFIL-it, të OKB-së (gjeneralmajor Chok Bahadur Dhakal i Ushtrisë Nepaleze, i vendosur nën Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL)).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page