MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): SULMI I IZRAELIT NDAJ UNIFIL ËSHTË NJË KRIM LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10, 2024
- 1 min read
Updated: Jun 20

Romë, Itali | “Aktet armiqësore të kryera dhe të përsëritura nga forcat izraelite mund të përbëjnë krime lufte, këto janë shkelje shumë të rënda të ligjit ndërkombëtar, të pajustifikuara me asnjë arsye ushtarake”, tha ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto), në një konferencë për shtyp, në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi).
“Nuk ka asnjë justifikim për të thënë se - shtoi ai - forcat e armatosura izraelite kishin paralajmëruar Unifil-in se disa nga bazat duhej të liheshin.
I thashë ambasadorit t'i thotë qeverisë izraelite se Kombet e Bashkuara dhe Italia nuk mund të marrin urdhra nga qeveria izraelite”.
Më pas ministri nënvizoi se të shtënat ndaj Unifil-it nuk janë shkrehur gabimisht.
“Ky nuk është një gabim apo një aksident - përsëriti ai - kështu që ne duhet të kemi shpjegime reale sa më shpejt të jetë e mundur”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments