top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SHPALLI DITË ZIE KOMBËTARE DATËN 26.04.2025 PËR NDER TË PAPA FRANÇESKUT | FLAMUJT NË GJYSËMSHTIZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në shenjë nderimi për Papa Françeskun, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri, duke ulur në gjysmështizë flamurin kombëtar.

 

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave këtë të enjte.

 

VENDIM: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

 

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

 

3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

 

4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page