top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLI I EVROPËS: ITALIA DUHET TË STUDIOJË RACIZMIN MIDIS FORCAVE POLICORE; TRENDI ËSHTË NË RRITJE NË SHUMË VENDE (PËRSHIRË BRITANINË E MADHE); POLICIA VEPRON MBËSHTETUR MBI DISKRIMINIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Rekomandimi ynë për qeverinë italiane është që të kryejë një studim të pavarur mbi fenomenin e profilizimit racor në forcat e saj policore sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim vlerësimin e situatës”.

 

Kështu deklaroi z. Bertil Kotier (Cottier), presidenti i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës i Këshillit të Evropës (ECRI).

 

Është një fenomen në rritje në shumë vende evropiane, që oficerët e policisë të ndalojnë njerëzit bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre, ose identitetin apo fenë e tyre të supozuar, të cilat, shkelin vlerat evropiane”, shtoi znj. Tena Simonoviç Einolltër (Einwalter), nënkryetare e ECRI-t, në një konferencë për shtyp.

 

Ne nuk përmendim vende specifike në raportin tonë vjetor të vitit 2024, por bazuar në raportet e vendeve të publikuara tashmë në të kaluarën, përfshirë atë për Italinë, me siguri mund të themi se problemi i profilizimit racor në zbatimin e ligjit është një problem që haset shpesh në Itali dhe Francë”, shtoi ajo, duke folur gjatë prezantimit të raportit vjetor të ECRI-t për vitin 2024.

 

Ka vend për përmirësim në forcat policore britanike në lidhje me fenomenin e profilizimit racor.


Një nga mjetet që ka ndihmuar shumë në përmirësimin e punës së forcave policore dhe ka ndihmuar në mbledhjen e të dhënave për të kryer studime mbi këtë temë, është përdorimi i kamerave trupore nga oficerët e policisë”, shpjegoi z. Els Katsman, një ekspert në ECRI.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page