top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËRKESË DREJTUAR ENTEVE MEDIATIKE SHQIPTARE.

Writer: Erton Duka
Erton Duka
Oct 27, 2023
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Pikësëpari, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) në përmbushje të misionit të saj që lidhet me informimin e publikut, ka vendosur një standart tejet profesional, në hartimin dhe botimin e artikujve që lidhen me pasqyrimin e ngjarjeve kriminale (por jo vetëm).


Të gjithë artikujt e saj, të kronikës së zezë, ajo i shoqëron me një etiketë të shkurtër sensibilizuese, ku thuhet: Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Askush nga të ashtuquajturat dhe të vetëquajturat media të mëdha shqiptare, qëllimisht nuk e ka ushtruar këtë parim sensibilizues për publikun e gjerë, dhe njëkohësisht mbrojtës për dinjitetin e çdo individi me shtetësi shqiptare ose jo, që bëhet objekt i procedurave policore ose i atyre penale.


Sot, në mëngjes, vumë re, se ky standart i yni, u aplikua për herë të parë në historinë e medias shqiptare post-puniste, nga një ent mediatik.


Përgëzime!


Pikësëdyti, ftojmë entet mediatike shqiptare që:


1- Kur përmendin emra individësh në përmbajtjen e artikujve të tyre, pamvarësisht statusit ose prejardhjes së tyre shoqërore, qofshin pasunarë a varfanjakë, qofshin druvarë a profesorë, përpara emrit dhe mbiemrit, të vendosin termin nderues zoti, zonja, ose zonjusha.


Çdo individ, pavarësisht se kush është, çfarë bën dhe si e bën, meriton që të përmendet me respekt në përmbajtjen e artikujve të botuar në media.


Në shoqëritë demokratike, askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet tjetrit me emër dhe me mbiemër.


Kjo është a-ja e komunikimit.


Vetëm në shoqëritë parademokratike, analfabete, anarkiste dhe teologjike, ndodh që një individ të përmendet në media me emër dhe mbiemër të pa shoqëruar me termin nderues të sipërcituar.


2- Kur botoni artikullin, të vendosni në fund, emrin dhe mbiemrin e artikullshkruesit.


Detyrimisht kjo duhet bërë me qëllim që:

a) Publiku leximtar, të dijë se kë të dërgojë në gjykatë për shkleje penale të parashikuar si “shpifje”, kur vlerëson se i cënohen interesat e tij të ligjshme.


b) Autoritetet shtetërore të Punës, të njihen me emrat dhe me mbiemrat e të punësuarve në media, një pjesë e madhe e të cilëve, ashtu sikundër dihet botërisht, mbahen si skllevër nga punëdhënësit e tyre me status prej kripto-kriminelësh ordinerë, duke mos u deklaruar pagesat e vërteta mujore te Sigurimet Shoqërore, dhe duke u shkelur ditën për diell, të tjera të Drejta që u burojnë nga statusi i Punëmarrësit, të Drejta që u burojnë nga Kushtetuta, Ligji dhe aktet nënligjore të Punës, dhe njëkohësisht, nga Konceptet e së Drejtës Sindikale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page