KËNGËTARJA MAJA OBJEKT DHUNE | U PAJIS ME URDHËR-MBROJTJEJE NGA GJYKATA E TIRANËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 22, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi një vendim të ndërmjetëm me objekt “urdhër mbrojtjeje”, për znj. Fatbardha Ulbirch (e njohur edhe si Maja Aliçkaj).
Urdhri i mbrojtjes kufizon ish-bashkëshortin e saj, z. Arben Ulbirch (i njohur edhe si Arben Shuaipi), që të mos i afrohet më shumë se 200 metra distancë.
Sipas vendimit të gjykatës ajo e ka kallëzuar atë në Komisaratin nr 1, të DVP Tiranë për ushtrim dhune.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























