top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: GENTIAN SALA NË DETYRËN E KRYETARIT TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE (AKEP) | 73 VOTA PRO; ZËVENDËSOI TOMI FRASHËRIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 17
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë votoi sot z. Gentian Sala në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

 

Ai mori 73 vota pro.

 

Ai zëvendëson në këtë detyrë z. Tomi Frashëri, mandati i të cilit kishte përfunduar në muajin dhjetor të vitit 2024.

 

Gjithashtu u votua projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”.

 

Z. Saimir Tola u zgjodh anëtar i bordit mbikëqyrjes financiare me 72 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim.

 

Kandidatura e z. Gentian Sala iu propozua Kuvendit të Shqipërisë muajin e kaluar nga Këshilli i Ministrave.

 

Z. Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën kohore 2014-2019.

 

Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Z. Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit.

 

Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët, zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

 

Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues.

 

Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtuesi ekzekutiv i AKEP. Ndryshimi në krye të AKEP vjen në një moment delikat për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare.

 

Pas bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom, dy vjet më parë, tashmë në tregun celular operojnë vetëm dy operatorë dhe kjo ka rritur shqetësimin për konkurrencën në treg.

 

Në fund të muajit janar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page