top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH ËSHTË ATENTATORI RABIN UESTMEN (ROBIN WESTMAN) QË SHKAKTOI TRAGJEDINË NË SHKOLLËN KATOLIKE TË MINNEAPOLISIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27
  • 2 min read
ree

Mineapolis, Amerikë | Z. Rabin M. Uestmen (Robin M. Westman), një 23-vjeçar nga Riçfilldi (Richfield), Minnesotë, u identifikua si autori i ngjarjeve tragjike në Kishën Katolike të Ungjillëzimit në Minneapolis më 27 gusht 2025.


I lindur si Rabrt M. Uestmen (Robert M. Westman), ai e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në vitin 2020.


Z. Uestmen (Westman) nuk kishte të kaluar të rëndësishme kriminale dhe autoritetet besojnë se ai veproi i vetëm gjatë sulmit.


Të shtënat ndodhën gjatë një Meshe në të gjithë shkollën në Kishën Katolike të Ungjillëzimit, e cila, është ngjitur me shkollën.


Ai ishte i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike, pushkë gjahu dhe pistoletë, dhe qëlloi midis 50 dhe 100 fishekë përmes dritareve me xham të pikturuar të kishës, duke synuar studentët dhe pedagogët brenda.


Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, përfshirë 14 fëmijë, disa prej të cilëve në gjendje kritike.


Autoritetet besojnë se ai veproi i vetëm dhe më vonë vdiq nga vetëvrasja në vendngjarje.


Hetuesit po shqyrtojnë një manifest të mundshëm dhe video shqetësuese në internet të lidhura me atë, të cilat, sugjerojnë një obsesion me të shtënat masive të mëparshme, përfshirë masakrën Sendi Huk (Sandy Hook).


Zyrtarët e shëndetësisë identifikojnë burimin e shpërthimit të legjionarëve në Londër, Ont.


Të shtënat kanë tronditur thellësisht komunitetin e Minneapolisit.


Kjo ngjarje tragjike ka nxitur diskutime të reja mbi sigurinë në shkolla, kontrollin e armëve dhe nevojën për mbështetje të shëndetit mendor në komunitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Z. Rabin Uestmen (Robin Westman), 23-vjeçari që vrau dy fëmijë dhe plagosi 17 persona në një shkollë katolike në Minneapolis, u identifikua si transgjinor.

 

Mediat amerikane e raportuan këtë, duke cituar llogaritë e tij në mediat sociale virtuale.

 

Në moshën 17 vjeç, ai kishte kërkuar leje për të ndryshuar emrin e tij nga Rabrt (Robert) në Rabin (Robin), i cili, në Shtetet e Bashkuara është si mashkull ashtu edhe femër.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page