KUR ISISI ISHTE MBRETËRESHË NDËRSA OSIRISI PERËNDI!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2023
- 2 min read

Egjipt | Në tempujt e lashtë egjiptianë të Fileut (Philae), nubianët i dhanë jetë të re një tradite fetare që po zhdukej. Dy shtylla monumentale formojnë hyrjen për në tempullin e Isisit, në File (Philae), i cili, u ndërtua nga faraoni Ptolemeu II, duke filluar rreth vitit 260 pes. Kur romakët pushtuan Egjiptin, në vitin 30 para Krishtit, sistemi i tempujve të vendit, i cili, kishte mbajtur tradita fetare që datonin më shumë se 3000 vjet më parë, filloi të shuhej ngadalë. Të patrajtuar nga fondet që faraonët u jepnin tradicionalisht institucioneve fetare, priftërinjtë humbën profesionin e tyre, dhe tempujt ranë në mospërdorim në të gjithë vendin. Prezantimi i krishterimit në shekullin e parë, pas Krishtit, vetëm sa e përshpejtoi këtë proces. Por kishte një përjashtim nga kjo prirje: në tempujt në ishullin File (Philae) në lumin Nil, ritet kushtuar perëndeshës Isis, dhe perëndisë Osiris, vazhduan të festoheshin me stil të lartë, për rreth 500 vjet pas pushtimit romak. Ky lulëzim përfundimtar, i fesë së lashtë egjiptiane, ishte i mundur vetëm për shkak të devotshmërisë dhe mbështetjes së fqinjëve të Egjiptit në jug, Nubianëve. Fileu (Philae) shtrihet në jug të kataraktit të parë të Nilit - një nga gjashtë pragjet përgjatë lumit - i cili shënoi kufirin historik midis Egjiptit të lashtë dhe Nubisë, i njohur gjithashtu si Kushi. Në këtë rajon të Kushit, të quajtur Nubia e Poshtme, kompleksi i tempullit në File (Philae) ishte vetëm një nga shumë që u ndërtuan në ishujt e Nilit, dhe përgjatë brigjeve të tij. Gjatë gjithë historisë së gjatë të Egjiptit dhe Nubisë, Nubia e Poshtme ishte një lloj zone tampon midis këtyre dy tokave, dhe një vend ku të dy kulturat ndikuan shumë njëra-tjetrën. Shpesh tekstet zyrtare egjiptiane ishin poshtëruese për nubianët, thotë egjiptologia solanzh Eshbi (Solange Ashby), nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos. Por kjo arrogancë kulturore nuk pasqyron realitetin e jetuar të egjiptianëve dhe nubianëve, që ishin fqinjë, martoheshin, dhe ndanin praktikat kulturore dhe fetare. Këta ishin njerëz që ndërvepruan për mijëvjeçarë. Nga viti 300 para erës së re, deri në vitin 300 pas Krishtit, Nubia u sundua nga kryeqyteti i Meroe. Mbretërit meroit treguan një interes të veçantë për Fileun (Philae), ku ndodhej tempulli më i rëndësishëm egjiptian kushtuar Isisit. Pjesërisht kjo mund të ketë qenë për shkak se ishulli kishte qenë i rëndësishëm për nubianët për shekuj. Edhe emri i tij i lashtë egjiptian, File, që do të thotë “ishulli i kohës” ose “ishulli i ekstremitetit”, mund të ketë qenë me origjinë nubiane. Ndërsa shumë nga tempujt e tjerë në File u ndërtuan nga mbretërit ptolemeikë të Egjiptit, që ishin sundimtarë grekë, që sunduan nga viti 304 deri në 30 para Krishtit, mbijetesa e vazhdueshme e praktikave fetare, atje i detyrohej shumë mbretërve meroitë.
Ata, dhe më vonë sundimtarë të tjerë nubianë, financuan festimet vjetore në File (Philae) dhe i kushtuan burime mirëmbajtjes së tempujve të tij, në shekujt përpara se krishterimi të eklipsonte më në fund traditat e lashta të Egjiptit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


















Comments