KUJDES NGA LODRAT ME NGJYRA | PËRMBAJNË PLUMB.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 20, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Lodrat shumëngjyrëshe konsiderohen të dëmshme për shëndetin e të miturve. Ky rrezik nuk lidhet vetëm me nivelin e plumbit që ato përmbajnë, por, edhe me faktin se institucionet shqiptare nuk kryejnë kontrollet e duhura për nivelin e lejueshëm të plumbit. Elementi i plumbit gjendet te boja me të cilën lodrat lyhen. Nuk ka rëndësi në janë plastike, druri apo metali. Plumbi në organizëm sjell rreziqe te të gjitha sistemet e funksionimit të organizmit të të miturve, konkretisht, prapambetje mendore, çrregullime të sjelljes, probleme me vëmendjen kur të bëhet moshë shkollore. Plumbi nuk gjendet vetëm te bojërat me të cilat lyhen lodrat, por, edhe tek ato me të cilat lyhen ambientet e banimit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments