top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL) MBIKËQYRI STËRVITJET E REJA USHTARAKE; UDHËHEQJES SË KUQE I KA HYRË TMERRI NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 25
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel (Canel) mbikëqyri stërvitjet e reja ushtarake, i shoqëruar nga udhëheqësit e forcave të armatosura, në një ditë kushtuar mbrojtjes kombëtare mes tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohët aktuale, duke pasur parasysh ofensivën hegjemonike që po zhvillohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Presidenti Diaz-Kanel (Canel), duke iu referuar operacionit të 3 janarit në Venezuelë që çoi në përmbysjen e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.


Ai ndoqi manovra taktike nga njësitë e blinduara në Havanë, më pas bashkëveproi me studentë universiteti të angazhuar në praktikën e të shtënave dhe vizitoi pozicionet e mbrojtjes kundërajrore.


Kjo është fundjava e tretë radhazi e mobilizimit, e cila, përfshin stërvitje në prita, përdorimin e minave dhe mbrojtjen kundër armëve të shkatërrimit në masë.


Javën e kaluar, Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes miratoi masa për një “Gjendje Lufte” të mundshme; ndërsa retorika kundër Uashingtonit po përshkallëzohet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page