top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | SIGURIMI I SHTETIT ARRESTOI 28 VETA; AKUZOHEN PËR PROPAGANDË KUNDËR RENDIT KUSHTETUES (KANË SHARË UDHËHEQJEN E KUQE TERRORISTE DHE PARTINË KOMUNISTE NË FACEBOOK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Numri i të burgosurve politikë në Kubë ka arritur në 1214”.


Kështu thuhet në raportin e fundit, të botuar nga organizata “Mbrojtësit e të Burgosurve”, për muajin shkurt të vitit 2026.


Dokumenti raporton 28 arrestime të reja me motive politike brenda një muaji të vetëm (23 burra dhe 5 gra); dërsa 21 persona u hoqën nga lista, shumica e të cilëve kishin vuajtur dënimet e tyre.


Sot kemi 1214 të burgosur politikë në Kubë”, tha Presidenti i organizatës, z. Javier Larrondo - duke vënë në dukje se në muajin shkurt, një person në ditë burgosej për arsye politike.


Shumë nga rastet e reja përfshijnë qytetarë të dënuar për postimin e mesazheve kritike në mediat sociale virtuale ose shfaqjen e tabelave dhe grafiteve antiqeveritare.


Raporti kumton edhe për vdekjen në burg të të burgosurit politik Luis Miguel Ona Jimenez (Oña Jiménez), pas viteve të paraburgimit të shënuara (sipas organizatës) nga mungesa e kujdesit mjekësor dhe keqtrajtimi.


Sistemi penal është bërë një mjet sistematik shtypjeje kundër atyre që shprehin mospajtim dhe se krimi i propagandës kundër rendit kushtetues po përdoret gjithnjë e më shumë për të synuar kritikët e qeverisë”, tha Presidenti i organizatës, Mbrojtësit e të Burgosurve Javier Larrondo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page