KUBË | PARTIA KOMUNISTE DENONCON SE SHBA-ës IA KANË FUTUR KËMBËT NË NJË KËPUCË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2
- 1 min read
Havanë, Kubë | Qeveria kubaneze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nisjen e një përshkallëzimi të ri kundër ishullit, duke denoncuar shtrëngimin e sanksioneve si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Grupit të Menaxhimit të Korporatave (GAE), konglomeratit kryesor ekonomik të kontrolluar nga Forcat e Armatosura Revolucionare Kubane.
Në një deklaratë të ashpër të lëshuar sot, Havana komuniste argumentoi se iniciativat e reja të miratuara nga administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) synojnë izolimin e vendit në aspektin diplomatik, komercial, financiar dhe energjetik, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e tij ekonomike dhe duke rritur presionin mbi qeverinë kubane.
“Objektivi i qëllimshëm është izolimi i vendit dhe ndërtimi i një rrëfimtarie diskreditimi kundër institucioneve që formojnë bazën e projektit tonë shoqëror”, u tha në deklaratën zyrtare.
Polemika buron nga një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Tramp (Trump) muajin e kaluar, i cili vendos sanksione ndaj kujtdo që investon në Kubë dhe masa dytësore kundër subjekteve të huaja që kanë marrëdhënie biznesi me Gae-n.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments