KUBË | NIPI ME GJASHTË (6) GISHTA I ISH-PRESIDENTIT KUBAN ËSHTË FIGURË KYÇE NË BISEDIMET AMERIKANO-KUBANEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 47 minutes ago
- 2 min read
Havanë, Kubë | Z. Raul Guillermo Rodriguez Kastro (Castro) është nipi më i madh i ish-diktatorit 94-vjeçar Raul Kastro (Castro), megjithatë ai njihet si një figurë në hije e përfshirë në negociatat vendimtare ShBA-Kubë.
I njohur si “Gaforrja” për dorën e tij me gjashtë gishta ai është ngarkuar me sigurinë e gjyshit të tij, gjë që i jep atij pushtet në një qeveri ku ekspertët thonë se ish-Presidenti Raul Kastro (Castro) ka ende një interes të konsiderueshëm pavarësisht dorëheqjes si president në vitin 2018 dhe nga detyrat zyrtare në vitin 2021.
Kastroja (Castro) i Ri, i njohur si Raulito, është Kolonel në Ministrinë e Brendshme të Kubës.
Ai ishte i pranishëm kur Drejtori i CIA-s, Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), fluturoi për në Havanë për t'u takuar me zyrtarë kubanë, përfshirë Ministrin e Brendshëm Lazaro Alvarez Kasas (Casas) dhe kreun e Inteligjencës kubane.
Babai i tij, Luis Alberto Rodriguez López-Kaieja (Cáyeja), ndërtoi konglomeratin ushtarak Grupo de Administración Empresarial (GAESA), për të cilin administrata Tramp (Trump) thotë se përfiton nga kurrizi i popullit kuban.
Nëna e tij, Debora Kastro Espin, është vajza e madhe e ish-Presidentit Raul Kastro.
“Kuba kontrollohet nga GAESA”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio në një video në gjuhën spanjolle, drejtuar Popullit kuban.
Ai e quajti atë një shtet brenda shtetit që nuk i jep llogari askujt dhe grumbullon fitimet e bizneseve të tij në dobi të një elite të vogël.
I njohur si “El Cangrejo” (Gaforrja) ai ka gjashtë gishta në njërën dorë për shkak të një deformimi të lindur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments