KUBË | OKB-ja PROPOZOI PLAN PËR KARBURANTIN NË RASTE URGJENTE ME VLERË 94.1 MILIONË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Kombet e Bashkuara kanë propozuar një plan emergjence prej 94.1 milionë dollarësh ($) për Kubën, i cili, përfshin monitorimin e karburantit.
Qëllimi është të lejohet importi i energjisë për qëllime humanitare, duke lehtësuar bllokadën e naftës të vendosur në janar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Nëse situata aktuale vazhdon dhe rezervat e karburantit të vendit shterohen, kemi frikë nga një përkeqësim i shpejtë, me humbje të mundshme jetësh”, tha Koordinatori i OKB-së, Fransisko Pikon (Francisco Pichón).
“Organizata është në bisedime me Uashingtonin për të arritur një marrëveshje përmes një modeli gjurmueshmërie. Fizibiliteti dhe zbatimi i këtij plani veprimi padyshim varet nga zgjidhjet e karburantit”, tha ai.
Projekti zgjeron reagimin ndaj dëmeve të shkaktuara nga Uragani i fundit “Melissa”, në një kontekst dramatik ku kubanezët po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike që zgjasin më shumë se njëzet orë në ditë dhe qeveria po zbaton racionim të rreptë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments