top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: SHBA-ës SHPIKIN KËRCËNIME TË RREME KUNDËR NESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez sulmoi Sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio mes tensioneve në rritje midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.


Në një intervistë me entin mediatik “Fox News” nga Jorku i Ri, ku po merrte pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ministri Rodriguez akuzoi Sekretarin Rubio se gënjen vazhdimisht për ishullin dhe nxit tensionet me akuza të pavërtetuara.


Ai hodhi poshtë pretendimet e Sekretarit të Shtetit se Kuba përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe në lidhje me dronët e dyshuar ushtarakë të furnizuar nga Rusia dhe Kina.


Është një ishull i vogël me 100000 kilometra katrorë dhe 10 milionë banorë; si mund të kërcënojë një superfuqi bërthamore”, tha ai.


Ai nuk ka lindur në Kubë, nuk e njeh Kubën, nuk di asgjë për Kubën”, shtoi ai më tej.


Ministri Rodriguez më në fund akuzoi Uashingtonin se po përpiqej të justifikonte masat e reja armiqësore kundër Havanës, duke i quajtur akuzat e fundit kundër ish-Presidentit Raul Kastro pjesë të një narrative politike për të mbështetur presionin e ShBA-ës në ishull.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page