top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: BASHKIMI EVROPIAN MBAN STANDARDE TË DYFISHTA; NA LA NË DORËN E IMPERIALISTËVE AMERIKANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Qeveria ka akuzuar Bashkimin Evropian për përdorimin e standardeve të dyfishta në vlerësimin e krizës ekonomike dhe energjetike që prek ishullin, duke kritikuar deklaratat e fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, mbi situatën e brendshme në vendin e Karaibeve.


Brukselit i mungon objektiviteti në dështimin për të njohur se ndëshkimi kolektiv, i paligjshëm, mizor dhe i padrejtë i imponuar nga Shtetet e Bashkuara përfaqëson shkakun kryesor të situatës së vështirë me të cilën përballen kubanezët sot”.


Kështu tha Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez në rrjetin social virtual Iks (X).


Ministri përmendi në veçanti shtrëngimin e bllokadës ekonomike, rrethimin e naftës dhe kërcënimet ushtarake të Uashingtonit.


Diplomati kuban kritikoi gjithashtu heshtjen e Bashkimit Evropian në lidhje me pasojat ekstraterritoriale të sanksioneve të reja, të cilat, sipas Havanës, po prekin edhe bizneset dhe qytetarët evropianë në Kubë.


Në të njëjtën kohë, qeveria kubane shprehu vlerësim për ndihmën humanitare dhe bashkëpunimin ekonomik të garantuar nga Bashkimi Evropian dhe disa shtete anëtare, duke nënvizuar rëndësinë e “Marrëveshjes së Dialogut Politik dhe Bashkëpunimit të nënshkruar midis Brukselit dhe Havanës” në vitin 2017.


Ministri Rodriguez shprehu shpresën se politika e jashtme evropiane do të ruajë pavarësinë e saj dhe do të mbrojë vlerat shumëpalëshe në një kontekst ndërkombëtar të shënuar nga përpjekjet për të imponuar forcën dhe dominimin imperialist.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page