KUBË | DISA MIJËRA TON ORIZ MBËRRITËN NË TRAJTË NDIHME NGA REPUBLIKA POPULLORE E KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | “Një dërgesë ndihme ushqimore që përmbante 15 mijë ton oriz nga Kina zbarkoi dje në portin e Havanës”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “CubaDebate” - duke specifikuar se është dërgesa e tretë prej një totali prej 30 mijë tonësh të njoftuar nga Ambasada Kineze në Kubë si pjesë e bashkëpunimit dypalësh midis dy kombeve.
Ndihma e Pekinit do të mbështesë furnizimin me ushqim të vendit dhe i bashkohet 20 ton furnizimeve dhe pajisjeve që mbërritën në ishull ditët e fundit nëpërmjet konvojit ndërkombëtar “Amerika Jonë” mes një krize të rëndë energjetike dhe ekonomike të përkeqësuar nga bllokada e naftës e imponuar nga ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments