RRUGA “ESHREF FRASHËRI”; LAGJJA LAPRAKË; TIRANË | INDRIT KALLARI U ARRESTUA; ARBEN MERKAJ MBETI I LËNDUAR NGA QYTA E NJË ARME ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Rruga “Eshref Frashëri”, Lagjja Laprakë, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Indrit Kallari, me moshë 37 vjeç, banues në Krujë.
Ai konsiderohet i përfshirë në konflikt me:
1- Z. Arben Merkaj, me moshë 47 vjeç, banues në lagjen “Laprakë”, Tiranë.
Njoftim | Tiranë.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.
Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi.
Sekuestrohet arma e zjarri me krehrin dhe fishekët.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në rrugën “Eshref Frashëri”, ndërmjet 2 shtetasve, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me këtë rast.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u neutralizua konflikti, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e armës së zjarrit (pistoletë) që mbante pa leje, shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.
Në vijim të këtyre veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments