top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ARMELA KRASNIQI U KËRKOI MEDIAVE TË MOS BOTOJNË PAMJE FILMIKE QË LIDHEN ME VRASJEN E MARTIN CANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 10
  • 2 min read
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë Armela Krasniqi.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë Armela Krasniqi.

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) të Republikës së Shqipërisë Armela Krasniqi, kërkoi nga mediat të ndalojnë publikimin e videos së vrasjes së të miturait Martin Cani.


Sipas saj, publikimi i këtyre pamjeve jo vetëm shkel etikën njerëzore, por është edhe në kundërshtim me kodet e profesionit dhe legjislacionin në fuqi.


Reagim | Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar.


Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.


E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj.


E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Por KUJDES!


Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim.


Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore.


Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla.


Të nderuar kolegë!

Ruani etikën!

Respektoni dhimbjen e humbjës së një fëmije!

Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!


AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.


Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, thuhet në reagimin e kryetares Krasniqi.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë Armela Krasniqi.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë Armela Krasniqi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page