I MITURI MARTIN CANI U VRA ME THIKË: VDEKJE E ARDHUR SI PASOJË E TENTATIVAVE PËR VENDOSJE POZITASH SUNDUESE | EDUKATA MORALE ZERO: PUNA PARANDALUESE E POLICISË SË SHTETIT ZERO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | I mituri Martin Cani, me moshë 14 vjeç, u vra me thikë.
Ai vdiq sot pas dreke pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një sherrnajë me disa moshatarë të tij.
Ai u plagos me thikë në zemër, por nuk mundi të mbijetonte.
Një bashkëmoshatar i tij ka mbetur i plagosur në kraharor nga sulmi me thikë që ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën “Qemal Stafa”, afër shkollës “Fan Noli”, në Tiranë.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, i cili, po intervistohet nga autoritetet vendore të hetimit penal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments