KRYETARI I DUMËS SHTETËRORE RUSE VJAÇESLLAV (VYACHESLAV) VOLODIN KËRCËNOI ME SULME MË TË RËNDA USHTARAKE KUNDËR UKRAINËS NË PRAG TË TË FTOHTIT DERI NË -30 GRADË CELCIUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 31
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Kryetari i Dumës Shtetërore Ruse, Vjaçesllav (Vyacheslav) Volodin, tha se anëtarët e parlamentit rus po bënin thirrje për përdorimin e asaj që ai e quajti armë hakmarrëse kundër Ukrainës duke filluar nga java e ardhshme, kur parashikimet e motit parashikojnë temperatura deri në -30 gradë Celsius”.
Kështu raporton enti mediatik ukrainas “Ukrainska Pravda” - duke cituar kanalin Telegram të z. Volodin.
“Anëtarët e Dumës Shtetërore këmbëngulin në përdorimin e armëve më të fuqishme, të ashtuquajturave armë hakmarrëse, dhe në arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak”, shkroi Kryetari i Dumës Volodin.
Ai la të kuptohej se, pas refuzimit të Presidentit Volodimir Zelenski për të udhëtuar në Moskë, ukrainasit do të përballen me probleme të reja duke filluar nga java e ardhshme.
Kërcënimet përkojnë me parashikimet e motit që tregojnë periudhën më të ftohtë të dimrit në Ukrainë.
Sipas meteorologëve, temperaturat në shumicën e rajoneve pritet të bien midis -20 dhe -27 gradë Celsius midis të nesërmes dhe 3 shkurtit; dhe në -30 gradë Celsius në disa zona.
Kremlini tha se kishte rënë dakord të pezullonte sulmet ndaj Kievit deri më 1 shkurt me kërkesë personale të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments