KRYETARI I DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË SHBA-ës MAIK XHONSN (MIKE JOHNSON): ZELENSKI DUHET TË NËNSHKRUAJË MARRËVESHJEN OSE TË JAPË DORËHEQJEN; PUTINI ËSHTË I RREZIKSHËM; KOMUNIST I VJETËR; NUK BESOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 2, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ës, Maik Xhonsn (Mike Johnson) sugjeroi në një intervistë për transmetuesin televizv amerikan “NBC News” se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet të japë dorëheqjen nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla dhe nuk pranon t'i japë fund luftës.
“Diçka duhet të ndryshojë.
Ai duhet të vijë në vete dhe të paraqitet në tryezën e bisedimeve në shenjë mirënjohjeje, ose dikush tjetër duhet ta udhëheqë vendin në vend të tij”, tha politkani republikan, i cili, megjithatë e quajti luftën në Ukrainë të padrejtë dhe Vladimir Putin një person të rrezikshëm.
“Ai është një komunist i vjetër. Atij nuk mund t'i besohet”, tha z. Xhonsn (Johnson).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments