KRYEMINSITRI RAMA PREMTOI SE NGA E HËNA KADASTRA DO TË “KËTHEHET NË MAKINERI DIGJITALE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hënë, 3 korrik 2023, Kadastra do të kthehet në atë që ai e quajti “makineri digjitale”, duke u bërë thirrje publike qytetarëve që të mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje. Si shembull ai tha se: “një punonjës i Kadastrës do të veprojë në bazë të algoritmit të sistemit, dhe të rasteve që do t’i vijjnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit. Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm.” Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments