KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA): RRITJA E TARIFAVE NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ISHTE GABIM; KA NJË KEQKUPTIM; PO PUNOJMË PËR TË SHMANGUR PËRSHKALLËZIMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | “Parashikimi i rritjes së tarifave kundër atyre kombeve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në sigurinë e Groenlandës është një gabim dhe unë nuk e ndaj atë”.
Kështu tha Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në Seul, duke folur me gazetarët.
Ajo shpjegoi se kohët e fundit kishte folur me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) dhe se kishte një problem mirëkuptimi dhe komunikimi në lidhje me iniciativën nga disa vende të Bashkimit Evropian, e cila, nuk duhet interpretuar si anti-amerikane.
“Ne duhet të rifillojmë dialogun dhe të shmangim një përshkallëzim.
Fola, si me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) disa orë më parë, të cilit, i shpreha mendimet e mia, ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, i cili, më pohoi se Aleanca po fillon të bëjë disa punë.
Më vonë sot, do të flas edhe me udhëheqësit evropianë, dhe besoj se është thirrur një takim në nivelin e Coreper-it të Bashkimit Evropian, për momentin”.
Kështu tha Kryeminsitrja Meloni për gazetarët në Seul, duke shpjeguar se presidenti amerikan më duket se është i interesuar të dëgjojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments