KRYEMINISTRJA DANEZE METTE FREDERIKSEN: SOVRANITETI YNË ËSHTË VIJË E KUQE NË RAPORT ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne kemi deklaruar që në fillim se statusi ynë si vend sovran nuk mund të vihet në dyshim ose të ndryshohet.
Sigurisht që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara, siç kemi bërë gjithmonë, për çështjet e sigurisë, por vijat tona të kuqe nuk mund të vihen në dyshim”.
Kështu tha Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës Mette Frederiksen - në përgjigje të një pyetjeje nëse Danimarka do t'u lëshonte Shteteve të Bashkuara ndonjë territor në Groenlandë për të strehuar baza ushtarake.
“Një vit më parë, ne thamë se mund të diskutojmë marrëveshjen tonë të mbrojtjes, por se kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të sovranitetit tonë.
Ne do të diskutojmë marrëdhëniet dypalëshe midis Mbretërisë së Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara në një mënyrë më tradicionale, politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi punuar ngushtë me ta për shumë vite, por duhet të bashkëpunojmë me respekt pa kërcënuar njëri-tjetrin”, tha Kryeministrja Frederiksen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments