top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SLLOVAK ROBERT FIKO (FICO): SLLOVAKIA DO TË VOTOJË NË FAVOR TË SANKSIONEVE ANTI-RUSE; PA VETON E BRATISLAVËS PAKETA E RE E SANKSIONEVE NUK MUND TË HYJË NË FUQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 1 min read
ree

Bratislavë, Sllovaki | Sllovakia do të mundësojë nesër miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve kundër Rusisë.


Lajmin e bëri të ditur kryeministri sllovak Robert Fiko (Fico).


Një shtytje e mëtejshme ndaj sanksioneve do të dëmtonte Sllovakinë”, tha Fico në një video të postuar në Facebook këtë mbrëmje.


Bashkimi Evropian deri më tani nuk kishte arritur të miratonte paketën e re të sanksioneve për shkak të vetos së Sllovakisë, e cila, kërkonte garanci më të mëdha se nuk do të dëmtohej nga plani i Brukselit për të hequr gradualisht gazin rus.


Sllovakia mbetet kundër eliminimit të plotë të importeve të gazit rus në Bashkimin Evropian, por Komisioni thuhet se ka dhënë garanci ditët e fundit.


Në video, Kryeministri Fiko (Fico) e quajti planin për t'i dhënë fund importeve të gazit rus në Bashkimin Evropian idiot dhe deklaroi se Sllovakia po hyn në fazën tjetër të betejës së saj me Bashkimin Evropian për këtë çështje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page