KRYEMINISTRI ROBERT FIKO (FICO): SLLOVAKIA ËSHTË NË GJENDJE TË PËRMBUSHË KËRKESAT E NATO-s EDHE PA RRITUR NIVELIN E SHPENZIMEVE NË 5% TË PPB-së; PËRVEÇ ARMATIMEVE KEMI EDHE PRIORITETE TË TJERA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 23
- 1 min read

Bratislavë, Sllovaki | “Ashtu si Spanja, Sllovakia duhet të rezervojë të drejtën sovrane për të vendosur me çfarë ritmi dhe në çfarë strukture është e gatshme të rrisë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për të arritur planin e NATO-s deri në vitin 2035”.
Kryeministri sllovak Robert Fiko (Fico) e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke specifikuar se Bratislava është në gjendje të përmbushë kërkesat e NATO-s edhe pa një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së.
“Në një periudhë rimëkëmbjeje të financave publike dhe rimëkëmbjes së standardit mesatar të jetesës në Bashkimin Evropian, Republika Sllovake ka prioritete të tjera në vitet e ardhshme përveç armatimeve”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments