top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SLLOVAKI: RRETH 100 MIJË NJERËZ DOLËN NË RRUGË PËR TË KËRKUAR DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT FIKO (FICO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26
  • 1 min read
ree

Bratisllavë, Sllovaki | Rreth njëqind mijë njerëz morën pjesë sot në protesta në pothuajse 30 qytete të Sllovakisë për të demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fiko (Fico) dhe në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO.

 

Kështu ka bërë të ditur portali “Aktuality”.

 

Njëqind mijë është numri i komunikuar nga organizatorët e ditës së demonstratave, nisma Paqe në Ukrainë.

 

Demonstratat u zhvilluan në kryeqytetin Bratislavë, por edhe në Banska Bystrica, Nitra, Zilina, Kosice dhe në disa qytete më të vogla si Nove Zamky, Prievidza dhe Humenne.

 

Marshime u organizuan edhe nga sllovakët jashtë vendit, duke përfshirë në Poloni, Gjermani, Republikën Çeke dhe Irlandë.

 

Në Bratislavë dhe gjetkë, turma e të pranishmëve bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe brohoriti slogane, duke përfshirë “Mjaft me Fikon” dhe “Nuk do të heshtim”.

 

Pavarësisht frikës së zyrtarëve më të lartë të shtetit për dhunën e afërt, provokimet e mundshme dhe grushtin e shtetit, të gjitha tubimet ishin paqësore dhe u zhvilluan në një frymë dinjitoze dhe të qetë”, thanë organizatorët në një deklaratë për shtyp.

 

Edhe për policinë demonstratat ishin të qeta, pa incidente të rënda apo pengesa për rendin publik.

 

Gjatë ngjarjeve janë regjistruar tre shkelje të lehta, të cilat janë zgjidhur nga policia në vendngjarje”, thuhet në një mesazh të policisë në Facebook.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page