top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI ORBAN SULMOI CEREMONINË E PARISIT DUKE E KONSIDERUAR ZBRAZËTI MORALE TË PERËNDIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28, 2024
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Vala e gjatë e polemikave për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Parisit arrin deri në Transilvani, ku kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e humbi rastin për të nisur invektivën e tij të re kundër dobësisë dhe shpërbërjes së Perëndimit.

 

Shfaqja në Senë (Seine), e cila i bëri homazhe një France multi-etnike dhe theksoi komunitetin LGBTQ+ është emblema e boshllëkut moral, sulmoi kryeministri hungarez nga shkolla verore Baile Tusnad, duke iu referuar drag queens që rikrijuan Darkën e Fundit të Krishtit.

 

Lidhjet metafizike, me Zotin, atdheun dhe familjen humbasin gradualisht dhe kjo ka sjellë mungesën e moralit publik, siç mund të shihet nga ceremonia e hapjes së Olimpiadës”, tha ai.

 

Vlerat perëndimore, gjatë të menduara universale, konsiderohen gjithnjë e më shumë të papranueshme dhe të refuzuara nga shumë vende të botës si Kina, India, Turqia dhe vendet arabe”, shtoi ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page