KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): PARLAMENTI I MBRETËRISË SË BASHKUAR DO TË VOTOJË PËR DËRGIMIN OSE JO TË TRUPAVE USHTARAKE NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Parlamenti britanik do të thirret të votojë për çdo vendosje trupash në territorin ukrainas si pjesë e forcës shumëkombëshe garantuese për Kievin, në të cilën, Londra është zotuar të kontribuojë (pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë) duke nënshkruar Deklaratën e Qëllimit të nënshkruar dje me udhëheqësit e Francës dhe Ukrainës në margjinat e samitit të Parisit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve”.
Kështu tha Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) gjatë “Kohës së Pyetjeve”, të mërkurën, në Dhomën e Komunave.
Kryeministri Starmër (Starmer) foli më pas për përparim të vërtetë në sigurimin e garancive të sigurisë për Kievin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments