KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: DO TË GODASIM ÇDO OBJEKTIV TË AJATOLLAHËVE; ATA NUK E DINË ÇFARË I PRET; DO T’I SHKRIJMË ME KUÇ E ME MAÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Në të ardhmen e afërt do të shihni aeroplanë të Forcave Ajrore Izraelite që fluturojnë mbi Teheran: ne do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahëve”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një mesazh video.
“Qëllimi ynë është të ndalojmë kërcënimin e dyfishtë të Iranit për shfarosjen e Shtetit të Izraelit: si raketat bërthamore ashtu edhe ato balistike.
Ajo që ata (ajatollahët) kanë parë deri më tani nuk është asgjë në krahasim me atë që do të dëgjojnë në ditët në vijim”, shtoi kryeminsitri Netanjahu.
“Dëgjova dikë që thotë se nuk kemi arritur rezultate, gjë që është e rreme. Sigurisht që kemi arritur rezultate.
E kemi goditur fort vendin e pasurimit të uraniumit dhe nëse është e nevojshme do të kthehemi atje, do të godasim uzinën strategjike për të aktivizuar bombat bërthamore, do të shënjestrojmë grupin e shkencëtarëve që po kryenin këto projekte.
Kjo e kthen Iranin në prapavijë me energjinë bërthamore me shumë vite. Tani ka gjëra të tjera për të bërë që nuk mund t'i them”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments