top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI FRONSUA BAIRU (FRANCOIS BAYROU) FORMOI EKIPIN QEVERITAR: 17 BURRA DHE 17 GRA | MBLEDHJA E PARË QEVERITARE MË 3 JANAR 2025.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Janë 34 ministra të emëruar mbrëmjen e sotme në qeverinë e re franceze, të kryeministrit Fronsua Bairu (Francois Bayrou).

 

Duke shpallur listën e anëtarëve të rinj të ekzekutivit pas dhjetë ditësh negociata komplekse, sekretari i përgjithshëm i Pallatit Elize (Elysee), Alexi Kohler, bëri të ditur se këshilli i parë i ministrave është caktuar për 3 janar 2024, në orën 10:00.

 

Jam shumë krenar për ekipin e paraqitur këtë mbrëmje. Një qeveri me përvojë për të pajtuar dhe rivendosur besimin e të gjithë popullit francez”, tha ai.

 

Kryeministri francez Fronsua Bairu (François Bayrou) e ka shkruar këtë në rrjetin social virtual Iks (X), pas prezantimit të ministrave të ekzekutivit të ri.

 

Qeveria e re franceze e z. Fronsua Bairu (Francois Bayrou) është krejtësisht e barabartë, me 17 ministra meshkuj dhe 17 ministra femra.

 

Z. Erik (Éric) Lombard, drejtor i përgjithshëm i Cassa Depositi e Prestiti të Francës dhe numri një i General France, është emëruar Ministër i Ekonomisë në qeverinë e re të tij.

 

Këtë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i pallatit Elize (Elysée), Alexis Kohler.

 

Z. Lombard zëvendëson ministrin në largim të ekonomisë, z. Antoine Armand.

 

Ish-ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, u emërua ministër i Drejtësisë.

 

Ministër i Jashtëm u konfirmua centristi Jean-Noel Barrot.

 

Ish-kryeministrja franceze Elisabeth Borne është emëruar ministre e Arsimit.

 

Z. Bruno Retailleau, mishërimi i krahut më të djathtë të Républicains (LR), është konfirmuar si Ministër i Brendshëm.

 

Ish-kryeministri socialist, Manuel Valls, është emëruar ministër i shtetit në krye të territoreve jashtë shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page