KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER): PËR NJË PAQE TË DREJTË NË UKRAINË JANË TË DOMOSDOSHME EDHE SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 2, 2025
- 1 min read

Londër, Britani | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) ka bërë thirrje për një plan për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë, duke i quajtur ShBA-ës një partner të domosdoshëm dhe duke thënë se ai pajtohet me presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për qëllimin e përfundimit të luftës.
Në të njëjtën kohë, ai njoftoi katër angazhime evropiane që dolën nga samiti i Londrës:
1- Vazhdimin e mbështetjes ushtarake të Kievit.
2- Mbajtjen e presionit ekonomik ndaj Moskës.
2- Përgatitjen e një koalicioni të vullnetarëve që do të vendoset në terren në kohën e një marrëveshjeje për të mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
4- Veprimin si një pengesë ndaj Rusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments